TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ritvan Zykaj, autori i masakrës në Resulaj të Selenicës ku mbetën të vrarë nga dora e tij tetë kushurinj, ndodhet në Gjykatën e Vlorës, ku do të jepet edhe masa e sigurisë.
Ai ka heshtur përballë pyetjes së gazetarëve: “Je penduar? Pse nuk flet ore? Pse i vrave? Çfarë ndodhi? Pse i vrave fëmijët?”.
Ajo çfarë vihet re është se Zykajt nuk i janë hequr prangat nga ana e policisë, ndërsa në pjesën e syrit duket edhe një e nxirë.
Pritet që shteti t'i sigurojë një avokat, pasi deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër.
Forca të shumta policie kanë blinduar gjykatën e Vlorës.
Nga masakra e kryer, autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perri, 78 vjeç, si dhe ka vrare dy djemtë e Demirit: Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.
/TPZ.AL/