AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 11:21

Vlorë, seancë me dyer të mbyllura për “monstrën” e Resulajt

Ritvan Zykaj, autori i masakrës në Resulaj ku mbetën të vrarë nga dora e tij tetë kushurinj, përfshirë edhe dy fëmijë do të gjykohet në një seancë me dyer të mbyllura. Ai ndodhet në Gjykatën e Vlorës, ku do të jepet edhe masa e sigurisë.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

/TPZ.AL/