AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 11:04

Mbërrin në gjykatë autori i masakrës me 8 persona, ja si e presin të afërmit e viktimave

Ka mberritur ne gjykaten e Vlores autori i masakres se Selenices, ku mbeten te vrare tete persona, te aferm te Ritvan Zykajt. Gjatë futjes së tij në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie është dëgjuar thirrja: I pashpirt.

24-vjecari Ritvan Zykaj do te njihet me masen e sigurise, pasi vrau me arme 8 kusherinjte e tij ne Selenice.

Ndërkaq, marrja në pyetje e të riut është bërë e vështirë për shkak se asnjë avokat nuk e merrte përsipër mbrojtjen e tij.

Dje mësohet se është caktuar ndaj tij një avokat, ndërsa sot pritet që ai të dalë në Gjykatën e Vlorës, nga ku do të vlerësohet masa e sigurisë.

parulla

ritvan fb