TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 300 vetë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një pjesë e shëtitores prej druri është rrëzuar në kohën kur po mbahej një festival i sportit dhe muzikës në Spanjë.
Hapësira afër detit ishte e mbushur me njerëz që po shikonin artistët duke kënduar në organizimin dyditor, në qytetin veriperëndimor Vigo, në Galicia.
Mediat lokale kanë raportuar se, më shumë se 130 persona janë duke u trajtuar nga plagët apo tronditja.
Sipas raportimeve, disa persona që kanë qenë në atë hapësirë, rreth 30 metra të gjatë, kanë rënë në det pas shembjes së saj.
Dëshmitarët kanë treguar për skena paniku në momentin e ngjarjes.
Disa ekipe të shpëtimit kanë mbërritur menjëherë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, teksa edhe zhytësit kanë kontrolluar zonën për t’u siguruar se askush nuk ka mbetur nën pjesën e shembur.
Policia në anën tjetër ka konfirmuar se nuk ka persona të vdekur./(BW)