AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 10:52

Turqia merr masa për të ndalur rënien katastrofale të lirës

Turqia merr masa për të ndalur rënien katastrofale të

Banka qëndrore turke është shprehur e gatshme të ndërmarrë "të gjitha masat e nevojshme", për të siguruar stabilitetin financiar, pas kolapsit të monedhës vendase, lira. Banka Qëndrore zotohet se do të pajisë të gjitha bankat me "të gjithë likuiditetin e nevojshëm".

Turqia ndodhet në një "zënkë" diplomatike me SHBA-në, e cila ka sjellë edhe probleme për monedhën vendase.

Edhe pas këtyre komenteve, investitorët sërish nuk ndihen të sigurtë. Lira pati një rritje të lehtë, duke e ngushtuar rënien dramatike prej 9% në 6%.

Ministria e Brendshme turke, njoftoi se do të ndërmarrë aksion ligjor ndaj 346 llogarive në rrjetet sociale, të cilat kanë postuar komente për dobësimin e lirës në "mënyrë provokuese".

Burimi: BBC 

/TPZ.AL/