TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka komentuar në Syri Tv, situatën e fundit politikë ne vend, ku Presidenti Ilir Meta çdekretoi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor
“Gjithkush ka të drejtë të ketë fjalën e tij, të bëjë analizën e tij, por askush që nga kryetari i qeverisë dhe përfaqësues të politikës nuk kanë tagrin kushtetues të bëjnë gjykim mbi një vendim të Presidentit.
Sepse Presidenti i Republikës është i paraparë si interepretuesi i parë u Kushtetutës.
Interpretuesi i parë sipas Gjykatës Kushtetuese është Presidenti, dhe përfundmitar është Gjykata Kushtetuese
Ai ka bërë interpretimin e tij sipas Kushtetutës. Ka shfrytëzuar tagrin e tij kushtetues, ka nxjerrë një dekret dhe e ka ç’dekretuar dhe gjithkush që nuk ka mospajtim shkon të Presidenti i Republikës.”
I pyetur nëse ky është akt politik apo i një shtetari, ish Presidenti Nishani u përgjigj:
“Presidenti i Repubkikës i ka të dyja anët e medaljes ka edhe gjykimin politik edhe atë të një shtetari. Sjellja politikë nuk është vetëm partizane por edhe në kuptimin politik. Në aspektin kushtetues ka përmbushuar dy nga detyrat thelbësore që ka Presidenti i Republikës.
Ka si detyrim nr 1 kushtetues përfaqësimin e unitetit të popullit dhe duhet të garantojë unitetin e popullit që e ka bërë duke e lënë të çohet në përplasje civile. Ka garantuar pluralizimin në Shqipëri. Nese në kthehemi në një sietem monist atëherë kthehemi pas në kohë”, tha Nishani. /Syri.net/