TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një letre drejtuar, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi kërkon që Kuvendi në mbledhjen e kësaj jave të diskutojë lidhur me vendimin e Presidentit Meta për të çdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh lokale.
Balla shprehet se ky ishte një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim flagrant me parimet Kushtetuese prandaj duhet që në fund të dalin me një mocion për shkarkimin e Presidentit.
“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”.
Por në kushtet kur vendit i mungon gjykata Kushtetuese, pasi procesi i vettingu nxorri jashtë sistemit një pjesë të mirë të anëtarëve të saj, rruga duket të jetë më e komplikuar dhe me sa duket maxhoranca po kërkon shtigje të tjera që ia mundësojnë këtë gjë”.
Socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale. Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një resolute.