AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 16:17

Pasagjeri ngatërron daljen me derën banjos, avioni me shtatë orë vonesë

Pasagjeri ngatërron daljen me derën banjos, avioni me shtatë

Donte të shkonte në banjo, por në vend të saj ka gabuar portë duke hapur atë të emergjencës në avionin që nga Manchester duhet ta dërgonte drejt Islamabad, kryeqytet i Pakistanit.

Gabimi i pasagjerit ka shkaktuar vonimin e avionit për të paktën 7 orë. Koha e impenjimit për të rregulluar atë që ndodhi mendohej se i dedikohej mungesës së personelit.

Shpërqëndrimi i pasagjerit nuk solli asnjë lloj rreziku për personat e tjerë në bord. Një përfaqësues nga Pakistan International Airlines ka deklaruar se avioni ishte i parkuar kur u hap airbag.

“Avioni ishte i parkuar në pistë kur rrëshqiptësja e airbag u hap, kështu nuk kishte asnjë kërcënim”-u shpreh ai.