AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 15:02

"Djali i efektivit përplas katër makina. Policia fsheh krimin"

"Djali i efektivit përplas katër makina. Policia fsheh

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, i cili shprehet se djali i efektivit të policisë së Lezhë ka aksidentuar katër makina të parkuara, por nuk është shoqëruar edhe pse ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Ai shkruan se Policia e Lezhës e ka fshehur ngjarjen.

“Narkopolicia si zakonisht fsheh krimin Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Përshëndetje uroj te jeni mirë me shendet!

Para pak ditësh djali i efektivit të policisë së lezhës Dode nikolli aksidentoj 4 makina të parkuara duke i njerre jashte shpërdorimit!

I dehur nga alkooli, policia e lezhës e fshehu ,as në dhomat e shoqërimit nuk e dergoj ,pasi jan te korruptuar”-thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Berisha.