TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD, Lulzim Basha do të mbajë një deklaratë në seli në orën 17:00, ndërsa në orën 19:00 ka thirrur kryesinë e PD për të diskutuar mbi situatën politike në vend. Mbledhja vjen pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.
Ndërkohë opozita e bashkuar ende nuk ka vendosur mbi agjendën që do të ndjekë, përfshirë edhe datën e protestës së radhës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi zbatimin e dekretit të presidentit, Ilir Meta i cili urdhëroi ndërprerjen e zgjedhjeve dhe ngarkon këtë institucion të merrte masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore.
Katër anëtarët Denar Biba, me cilësinë e nënkryetarit, Rezarta Bitri, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi e quajtën “nul” aktin normativ. Te kater anetaret e KQZ-se janë zgjedhur nga PS.
Vetem kreu i KQZ-se Klement Zguri u largua duke mos pranuar ta diskutojë dekretin.