TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
33 gropa gëlqereje në malin e Krujës do të jenë shkatërruar deri në mbrëmje nga Policia dhe IKMT-ja, që e kanë nisur tashmë shembjen të mbështetur nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi, që ndodhej në vendin e ngjarjes.
"Jemi sot këtu në malin e Krujës, - tha Klosi, - për të asistuar në një operacion të organizuar nga disa institucione shtetërore pas njoftimeve të ardhura nga platforma e bashkëqeverisjes përsa i përket gropave të gëlqeres që janë aksioni i parë për të shpëtuar malin nga shfrytëzimi barbar. Operacioni është i parë dhe do të eliminojë 33 gropa gëlqerore përgjatë malit të Krujës dhe janë vepra kriminale sepse krijojnë shqetësim.
Këto kanë ekzistuar prej shumë vitesh. Në sytë e të gjitha inspektoriateve kanë ekzistuar por që sot do të bënim thirrje që të gjithë të njoftojnë dhe të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e Shqipërisë. U bëj thirrje poseduevse të gropave të mos ritentojnë t’i ndërtojnë më", paralajmëroi ministri.