AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 14:40

Bardh Spahia tek familjet në gjakmarrje, tregon mjerimin dhe akuzon Ramën: Po i lë pa bukë

Pas inisiativës së qeverisë për të përjashtuar nga ndihma ekonomike më shumë se 20 mijë përsona ka reaguar edhe deputeti i Shkodres Bardh Spahia i cili ka shprendarë në faqen e  tij ne facebook një shenim dhe disa foto ku tregon mjerimin e këtyre familjeve që janë fshirë nga lista e ndihmës financiare nga shteti.

"Keta jane te "pasurit" që hoqi nga ndihma ekonomike zoti Rama nga vila e tij në Surrel!

Në familjet që janë hequr nga skema në Njësinë Administrative Rrethina, Bashkia Shkoder.

Në këtë bashki rezultojne mbi 4000 familje të cilave u është mohuar kafshata e gojës. Në dhjetor 2017 Fondi i Ndihmes Ekonomike, Bashkia Shkoder ishte 13,534,460 leke kurse ne Janar 2018 ky Fond u reduktua ne 9,136,880 lekë.

Ndihma ekonomike në menyren më cinike të mundëshme u është mohuar deri familjeve në gjakmarrje, me pretendimin absurd se pjestarët meshkuj nuk janë rregjistruar në zyrat e punës, shkruan deputeti i PD.

Zoti Rama! Sot në Shkodër janë me aktuale se kurrë vargjet e Migjenit

"Kafshate qe s'kaperdihet asht o vlla mjerimi..."! Kjo është krim zoti Rama dhe shpejt do të jepni llogari për të", përfudnon Spahia.