AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 13:28

Nënkryetari i KQZ thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votimet: Nuk duhen bojkotuar

Nënkryetari i KQZ thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në


Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votimet e së dielës.

Në një postim në Facebook, Biba shkruan se është për t’u ardhur keq, që në rreth 30 bashki ka votime dhe jo zgjedhje.

Ai thotë gjithashtu se duhet respektuar shteti i së drejtës që prevalon mbi pazaret politike.

Ja çfarë shkruan Denar Biba:

“Ne date 30 qershor, une do te shkoj te votoj! Po c’ka per te zgjedhur ne 30 bashki ku eshte regjistruar vetem 1 kandidat?-do te pyese me te drejte ndonje.

Po, ashtu, ne ato bashki ka vetem votim e jo zgjedhje, dhe kjo eshte per te ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin ne gati 50% te zonave, serish mbeten te rendesishme, ndaj nuk duhen bojkotuar.

Ne (shqiptaret) nuk duhet te humbin shprehite tona demokratike.

Akoma me tej, ne duhet te respektojme shtetin e se drejtes, i cili kerkon qe rregullat te prevalojne mbi pazaret politike e qe, pa te cilin, demokracia ka tendence te degradoje ne sundim te shumices mbi pakicen.

Dhe se fundi, duhet te votojme edhe sepse procesi zgjedhor, edhe aty ku ka vetem 1 kandidat, ka edhe nje komponent tjeter, absolutisht te rendesishem.

Te zgjedhurit vendore permes votimit qytetar formalizojne marrjen e detyres.

Sepse kryebashkiaket tane emerohen nga ne, votuesit e tyre. Vetem keshtu i bejme ata te pergjegjshem dhe mund t’ju kerkojme llogari per premtimet dhe menaxhimin e parave publike.”