AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 13:12

Votimet në Libohovë në pikëpyetje, a do të quhen të vlefshme?

Votimet në Libohovë në pikëpyetje, a do të quhen


Votimet e të nesërmes në Libohovë mund të quhen të pavlefshme. Kjo për faktin se sekretari i KZAZ nr. 79, nuk është banor i zonës dhe ky handikap do të penalizojë zgjedhjet.

Sipas nenit 32 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë përcaktohet shumë qartë penaliteti ndaj pjesëmarrjes së sekretarit apo anëtarëve të KZAZ-ve.

Në pikën 2 gërma Ç, është e qartë se sekretari apo anëtari i KZAZ, shkarkohet nga detyra kur nuk është banor i zonës ku zhvillohen zgjedhjet.

Sekretari i KZAZ në Libohovë, është Sami Shameti jurist në Kadastrën e Gjirokastër dhe banues në lagjen “Palorto” në Bashkinë Gjirokastër.