TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Lushaj ka treguar në “Kjo Javë” në News 24 se si qëndron e vërteta për rastin e videos së ‘Babales” dhe çfarë ka dëshmuar në prokurori.
Lushaj tha se ka patur tentativë për të takuar njerëz të Partisë Demokratike, por sipas tij, kjo kurrë nuk është bërë e mundur. Ai tha se personalisht nuk e njihte Alizotin, por detajet e çështjes tha se i ka depozituar në prokurori.
Ditë më parë Lushaj ka dëshmuar edhe në prokurori për videon ku shfaqet Fredi Alizoti, pasi është akuzuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla si pjesë e ‘bandës së Berishës’, që ka realizuar regjistrimet.
“Të ishte edhe i biri i diktatorit, kushdo që mund të jetë, dhe kushdo që mund të më thoshte bujrëm dhe rri këtu, do ta bëja. Janë gjëra që i kam thënë në prokurori. Kurrë s’kanë patur shans të takojnë të PD-së. Ata të tjera janë fare të parëndësishme. Çfarë kam deklaruar në prokurori nuk është kuriozitet për asnjë. Emri i Ballës është përmendur vetëm njëherë. Flori s’ua dha dorën, ata kanë dashur të takojnë njerëz të PD, por si kanë takuar”, tha ai