TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi kuqezi, Azdren Llullaku vazhdon të tregojë formë të mirë në kampionatin rumun të futbollit. Me fanellën e Astrës, 30-vjeçari po ruan një ritëm të kënaqshëm dhe ka krijuar një raport të mirë me golin.
Edhe në takimin e sotëm të Astrës në transfertën e Hermenstad, Llullaku ka shënuar. Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që zhbllokoi takimin, duke shënuar nga pika e bardhë.
Më pas, Astra shënoi sërish dhe mori një fitore të rëndësishme në transfertë. Ky sukses e ngjit skuadrën e Astrës në vend të tretë në kampionatin rumun, vetëm 3 pikë më pak se kryesuesin e CFR Kluzh.