TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoqata Çamëria në një tubim nga Vlora ka pasur si kryefjalë dorëheqjen e Shpëtimit Idrizit nga drejtimi i PDIU-së.
Pa karakter dhe që ka vendosur të tjera interesa mbi çështjen çame, e ka cilësuar kreun aktual të PDIU-së, shoqata Çamëria në Vlorë.
Pjesëmarrës në aktivitet janë shprehur se Lëvizjet e tij politike me kalimin sa në një forcë politike në koalicion dhe sa në një tjetër, janë klasifikuar si lëvizje që nuk është marrë mendimi i masës, por në kuadër te interesave të tij .
Sipas kreut të shoqatës Çamëria, ky fakt është treguar edhe me lëvizjet që Shpëtim Idrizi ka kryer sa në PD aq edhe në PS, në vitet e fundit. Ish-deputeti Dashamir Tahiri, është shprehur se Shpëtim Idrizi duhet të japë dorëheqjen sa më parë pasi është njeri pa integritet dhe gjatë gjithë kohës ka lëvizur për interesa të tij sa në një krahë në një tjetër dhe kjo duket nga lëvizjet e tij politike .Sipas tij, ai duhet t’i hapë rrugë djemve dhe vajzave të reja çame për të drejtuar PDIU-në .
Tahiri ka shtuar se nëse ai nuk pranon dorëheqjen ,duhet larguar nëpërmjet formave demokratike. Sipas tij ky tubim për largimin e Idrizit nga drejtimi i PDIU-së është vetëm i pari dhe do të shtrihet në çdo qytet dhe në përfundim do të jetë përpara PDIU-së. Tahiri ka shtuar se edhe pse Idrizi nuk ka interes që kauza çame të zgjidhet ,janë bijtë dhe bijat e Çamërisë që do ta çojnë atë përpara.