Është dicka pa mend ti thuash Jose Mourinhos ndonjë provokim, edhe kur ndeshja nuk është kaq e ndjerë sa ajo në Stamford Bridge. Tekniku portugez ishte kthyer si armik në Londër në drejtimin e Manchester United dhe gati i shkaktoi ish-skuadrës së tij humbjen e parë të sezonit, nëse nuk do të ishte për Ross Barkley.
Çfarë fundi! Ross Barkley vazhdon të rikthehet ai lojtari i rëndësishëm tek Chelsea me një gol të vonë, në minutën e 96, që i lejoi Bluve të Maurizio Sarrit të ruajë pathyeshmërinë në Premier League. Pas golit të 2-2 dhe minutave të pafund shtesë nisi një sher i paparë mes Special One dhe stafit të Chelsea, që e ndezën edhe më shumë atmosferën në Stamford Bridge.
Një dramë e vërtetë për United dhe teknikun portugez që u duke se gati e kishte arritur fitoren. Dikush nga pankina e Chelsea provokoi Mourinho në mes të festimeve pas barazimit. Portugezi u nis menjëherë të konforntohej me atë që foli, por u mbajt nga steëardët dhe u shoqërua poshtë në tunelin e dhomave të zhveshjes.