TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një operacion i zhvilluar në Itali kundër drogës, ka përfunduar me kapjen dhe arrestimin e 4 shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Aksioni u zhvillua në Romë, ndërsa u konfiskuan 41 kg marijuanë dhe 700 gram kokainë.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët e arrestuar përdornin identitet të rreme përmes falsifikimit të dokumenteve, si një strategji për t’i shpëtuar gjurmimit të policisë, përcjell romatoday.it.
Ndaj shqiptarëve rëndojnë disa akuza pasi për post trafikimit dhe shitjes së narkotikëve, ata akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të identitetit. Autoritetet vijojnë kontrollet prej ditësh në të gjitha rrugët e qyteteve të Italisë me qëllim identifikimin dhe goditjen e grupeve të rrezikshme kriminale.