TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së e ftuar në studion e Fax News ka komentuar skandalin e blerjes së mediave, portaleve dhe politikanëve nga shteti grek. Doda rithekson kërkesën e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti dhe nisjen e hetimeve nga Arta Marku për të zbuluar tentakulat e shtetit fqinj brenda institucioneve shqiptare.
Doda thekson se ky skandal është vetëm maja e ajsbergut dhe Shqipëria u vendos në dijeni pas luftë të brendshme mes palëve në shtetit grek. Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së thekson se, në këtë skandal janë të përfshirë edhe shërbimet sekrete ndaj edhe në shtetin fqinj po hetohet për shitjen e informacionit shtetëror.
“Le të themi që është maja e ajsbergut. Ka marrë përmasa më të mëdha. Do të thotë është një politikë e vazhdueshme e shtetit grek. Mos harrojmë që janë fonde të një ministrie. Të gjitha ministritë kanë fonde të caktuara nga shërbimet sekrete greke. Është shtrirë deri ku nuk mendojmë dot . Kjo është arsyeja ose kekmi kërkuar mbledhjen e këshillit të sigurisë nga Presidentit dhe marrjen e të gjitha informacioneve dhe nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë. Nisi edhe një hetim për blerjen e sekretit shtetëror. Ësjtë një luftë e brendshme ajo që solli këto informaciomn. Duhet të vlejë dhe është një këmbanë alarmi për vendin tonë.
Shteti grek ka futur duart brenda institucioneve tobnëbrenda shoqërisë civile me qëllim kanalizimin e qëllimit të tyre. Është një moment që nuk duhet kaluar I heshtur. Nuk është vetëm marrëveshja e ujërave është një qëndrim I shtrirë në shumë kohë për shtrirjen e çamërisë. Sot kuptojmë që është një lloj formati dhe politike që përsëritet i vetëpaguar nga shteti grek.
Sot Idrizi ka kërkuar dy gjëra të domosdoshme, ndaj I takon presidentit të mbledhë këshillin e sigurisë. Të gjithë këto janë mekanizma institucionalë që presidenti duhet t’I bërë të lëvizshme. Duhet zbardhur edhe lista e të gjkithë portaleve mediave dhe politikanëve që janë të përfshirë në këtë aferë të turpshme. Deri ku është shtrirë kjo mediat, politikanët, OJF-të. Unë nuk njoh një s