TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke vjedhur në një apartament në vendin fqinj.
Sipas mediave fqinje, shqiptarët e arrestuar janë të rinj, K. R., L. D., P. M., përkatësisht 21, 25, dhe 26 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije.
Ata kishin hyrë në katin e parë të një banese dhe më pas policia ka rënë në gjurmët e shqiptarëve, duke kryer edhe arrestimin e tyre. Pas kontrolleve të kryera, shqiptarëve iu janë gjetur sendet e vjedhura si çanta, një sasi eurosh si dhe mjetet të tjera, të cilat i përdornin për të vjedhur e grabitur banesat në shtetin fqinj.
Policia ndërkohë vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të shqiptarëve, ndërsa dyshohet se ata prej kohësh kryenin këtë aktivitet të rëndë në Bolonjë, por edhe në disa qytete të tjera.