AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 21:51

Në ndjekje të protestuesve, policia arreston para redaksisë kryeredaktorin e “Koha Jonë”


Represionit policor, nuk i ka shpëtuar as kryredaktori i gazetës "Koha Jonë", Qamil Xhani.

Policia, e cila është vënë në ndjekje të protestuesve dhe i ka dhunuar brutalisht, ka arrestuar përpara ambjenteve të redaksisë dhe gazetarin.

Pavarësisht thirrjeve të të pranishmëve dhe të gazetarëve të tjerë, që e identifikonin atë si një gazetar, sërish ai është marrë me forcë në makinë.

Lajmin e ka konfirmuar dhe botuesi i gazetës, Nikollë Lesi, i cili shprehet se kryeredaktori është marrë nga Forcat Speciale.

Ndërkohë gazeta "Mapo" ka siguruar dhe fotot e bëra gjatë shoqërimit të gazetarit Xhani.]

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, policia shoqëroi në mënyrë të dhunshme gazetarin e Ora News, Xhoi Malësia.