TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të tretën ditë me radhë vijon protesta në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një oficer policie. Pas marshimit në bulevard përballë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit i janë drejtuar së fundi Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Në fakt, ndërsa në orën 18:00 nisi protesta, për të tretën ditë me radhë për vrasjen e Klodian Rashës, kryeministri Edi Rama ka shkuar në QSUT, ku ka vizituar efektivët e plagosur në tubim. Rama shoqërohej nga kreu i Policisë, Ardi Veliu, “kokën” e të cilit po kërkojnë protestuesit.