TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Regjisori Robert Budina deklaroi në “ABC” nga sheshi në protestë se rezistenca kundër qeverisë duhet të vazhdojë. “Kjo situatë e ka fillesën te mënyra si reagoi kryeministri me një gjuhë urrejtje duke na e shitur si një veprim demokratik dhe nga krahu tjetër nxjerr policinë, është një gjuhë urrejtje denigruese si e përdor policinë, si e bëri repartin “Shqiponja” politik.
Aty (te teatri) kam nuhatur se këta njerëz mund të të vrasin. Duhet të rezistojmë, qytetari është i pari, pastaj vjen pushteti i tij. Kjo është një protestë e paorganizuar” tha ai. Protesta e sotme ishte në mbrëmjen e tretë radhazi. Grupi i qytetarëve kërkon largimin e Ardi Veliut.