AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 19:53

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali, policia jep detajet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali,

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Vlorë, në afërsi të një lokali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 Maji, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi paraprak Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.