AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 21:34

Çfarë po ndodh në Tiranë, policia vihet në ndjekje të protestuesve

Çfarë po ndodh në Tiranë, policia vihet në ndjekje

Ndonëse u raportua se policia arriti të shpërndante protestuesit, burime nga terreni thanë se në zona të shpërndara në Tiranë ka ende grupe të vogla personash që po sulmojnë me gurë punonjësit e FNSH-së që janë vënë në ndjekje të tyre.

Përplasje të tilla raportohen në disa zona sporadike. Nuk mungojnë shoqërimet në komisariate. Protestuesit e shpërndarë nëpër rrugët e kryeqytetit kanë djegur kazanët e mbeturinave duke i vendosur ato nëpër rrugë.