AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 21:06

Basha zbulon bisedat me ambasadorët: Të ndalet brutaliteti i policisë

Basha zbulon bisedat me ambasadorët: Të ndalet brutaliteti i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se këtë të premte ka pasur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit.

“Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.

Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë” – thuhet në reagimin e Bashës.