AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 19:28

Tirana në kaos, vijon protesta në zonën e ish-bllokut

Për të tretën ditë me radhë vijon protesta në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një oficer policie. Pas marshimit në bulevard përballë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit iu drejtuan Drejtorisë së Policisë Tiranë, për të vijuar më pas drejt zonës së ish-bllokut. Ata kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.