TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, për vrasjen e Klodian Rashë nga efektivi i policisë.
Në këtë mesazh, Soreca shprehet se është "i trishtuar" dhe ngushëllon familjen Rasha. Ai thotë se ngjarja duhet të hetohet dhe duhet të shmanget dhuna.
Nuk dihet përse ambasadorit që reagon për thuajse çdo ngjarje të rëndësishme, apo të parëndësishme në Shqipëri, i''u deshën plot katër ditë për të reaguar për këtë ngjarje të rëndë dhe për të ngushëlluar familjen e viktimës. Megjithatë, protestat e fuqishme, duket se kanë bërë që vrasja e 25 vjeçarit të marrë vëmendjen e merituar edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
"Shumë i trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet në mënyrën e duhur dhe të vendoset drejtësia, gjithashtu të dëgjohen shqetësimet e shprehura në mënyrë paqësore. Por, dhuna duhet të shmanget me çdo kusht nga të gjitha palët", shkruan Soreca.
/TPZ.al/
