TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vijojnë protestat pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.
Në protesta kanë marrë pjesë kryesisht të rinjtë, të cilët kërkojnë drejtësi për Klodianin dhe largimin e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.
Pankarta që shfaqet në foton e mëposhtme, është kthyer tashmë në virale dhe duket se përfaqëosn edhe një nga arsyet thelbësore përse të rinjtë janë sot të revoltuar. "Më shumë mjete ka policia për të na vrarë, sesa mjekët për të na shpëtuar", shkruhet në të, duke e vënë theksin tek dhuna brutale e Policisë së Shtetit, veçanërisht në vitet e fundit dhe dështimi i reformave të qeverisë në shëndetësi dhe më gjerë.
Kujtojmë se protestuesit po përballen me dhunë nga ana e policisë, që është vërsulur me të gjitha mjetet në drejtim të tyre, për ta shuar protestën.
Edhe protestues të ulur në trotuar, janë shoqëruar nga policia, ndërkohë që të tjerë janë dhunuar dhe gjakosur.
/TPZ.al/
FOTO:
