AKTUALITET, 7 Nëntor 2018, 08:31

Mbërrin në Gjirokastër trupi i Kacifas, mesazhi i Janullatos

Mbërrin në Gjirokastër trupi i Kacifas, mesazhi i Janullatos

Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas ka mberritur në Gjirokastër dhe pritet që t’i dorëzohet familjes. Familjarët e të ndjerit u nisen dje drejt Tiranës, për të tërhequr nga morgu trupin e pajetë të 35-vjeçarit.

Ndërkohë, prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi ka firmosur vendimin që familja e Kacifas të tërheqë trupin e 35-vjecarit të vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, 10 ditë më parë.

Së bashku me kufomën e 35 vjecarit, avokati Efthimios Navridis theksoi se do të marre një kopje të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shqipëri për tua dorezuar atë familjareve.

Mediat greke raportojnë se ceremonia do të bëhet ditën e enjte, gjatë paradites. Nderkohë që i kushtojnë rëndësi edhe një mesazhi të leshuar nga Kryeposhkopi Anastas Janullatos.

Ai reagoi dje kur prokuroria firmosi lejen për terheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas.

Reagimi i Janullatos:

THIRRJE

U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare.

Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë.