TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Max Allegri la ekipin e Juventusit dhe do të jetë një nga trajnerët e kërkuar të merkatos së verës. Italiani ka përreth vetes shumë mundësi, ndërsa në Francë shtojnë zërat se PSG mund të bashkohet me ish-teknikun e "Zonjës së Vjetër".
Le 10 Sport i mëshon idesë se Allegri mund të zëvendësojë Thumas Tuchel. Gjermani nuk e ka vendit të sigurt pas një sezoni të dështuar ku fitoi vetëm kampionatin, ndërsa marrëdhëniet me presidentin Al Khelaifi janë krisur përfundimisht.
Numri një i klubit është shumë i zhgënjyer në lidhje me eliminimit skandaloze në Champions League dhe kërkon të afrojë një trajner i cili i njeh mirë taktikat mbrojtëse.
Allegri është akuzuar shumë për këtë pjesë te Juventusi, ndërsa mund të gjejë oazin e duhur te PSG.