TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur sot para kandidatëve për kryetar të Bashkive të Partisë Socialiste, të cilët u ka lënë porosi që në zgjedhjet e 30 qershorit do të ketë garë dhe fushatë të intensive elektorale edhe në bashkive ku do të garojë vetëm një kandidat.
Për Ramën, objektivi nuk është vetëm që PS të fitojë bashkitë ku nuk ka rival të opozitës, por të fitojë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.
“Në një pjesë të bashkive nuk do të ketë kandidat, por do të ketë fushatë intensive për nga numri i kontakteve me njerëzit dhe ngritjen e kapaciteteve. Kudo që do të kemi kandidatë të opozitës politike. Dhe objektivi ynë nuk do të jetë thjeshtë të fitojmë bashkinë, por të fitojmë sa më shumë kontakte me njerëzit. Kjo do të jetë një betejë me zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, me fantazmën e të shkuarës.
Opozita është kthyer në fantazmën e të shkuarës, që është kthyer në shëmbëlltyre të asaj hije. Ta zmbrapsim këtë hije njëherë e mirë, dhe do të ngordhë njëherë e përgjithmonë politika e pengmarrës dhe do të garantohet vetëm shteti ligjor. 30 qershori duhet dhe do të behet momenti i ngjitjes së politikës shqiptare në një stad të ri.
Momenti i rënies përfundimtare të politikës shqiptare, mund të fitosh duke minuar edhe fushën do marrë fund. 30 vjet janë mjaft për të dhënë boll në 30 qershor”, ka thënë Rama.