AKTUALITET, 18 Maj 2019, 11:58

“I hiqet përjetë e drejta për të hyrë në SHBA e BE”, paralajmërimi i fortë i Ramës: Çdo qendër votimi do dokumentohet me video

“I hiqet përjetë e drejta për të hyrë në

“Kush i afrohet një qendre votimi djeg veten, jo zgjedhjet”. Kështu ka deklaruar sot kreu i Qeverisë, Edi Rama, duke paralajmëruar prerë se ligji do të veprojë ashpër kundër kujtdo që d të cenojë procesin zgjedhor dhe për këtë kërkoi informim për cilindo që ende nuk e ka idenë e ndëshkimit për këtë vepër penale.

“Duhen informuar se jo kushdo e di që kodi është shumë i ashpër në këtë aspekt”- tha ajo, duke shtuar se mund të klasifikohen si vepra të krimit zgjedhor.

Sipas Ramës, “për këtë u hiqet e drejta për të hyrë në SHBA dhe BE, unë nuk dua kurrë unë që një shqiptar i zakonshëm të mbetet tërë jetën pa hyrë dot në BE dhe SHBA, se shkoi e vajti pas një udhëheqje që do ta bëjë vendin shesh të një përsheshi të neveritshëm”.

Rama theksoi se “Në çdo qendër ne do të dokumentojmë me video, audio, fotografi çdo veprim në kundërshtim me ligjin, jo qeveria, e cila do ta bëjë detyrën e saj, por policia dhe çdo agjenci ligj zbatuese do të bëjë detyrën.

Ata që nuk do ta dëgjojnë zërin e një arsyeje demokratike do të mbeten vetëm, e nuk do ta kenë punën me ne por me shtetin dhe ligjin”.