TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për protestuesin Marash Qerimi, i arrestuar dy ditë më parë nga Policia.
Sipas prokurorisë, Qerimi është një ndër personat, i dyshuar kryesor, që ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta.
Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.