TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 30-qershorit.
Rama është shprehur se opozita ka zgjedhur rrugën e humbjes, ndërkohë që PS do të hyjë në zgjedhje më 30 qershor.
Rama akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha si ideatorin e djegies së mandateve, por edhe të tjera ngjarjeve që kanë djegur vendin.
“31 maji është çelja e fushatës, rrugëtimi drejt 30 qershorit. Në vend të një humbje me nder në këtë garë zgjedhore ku me siguri mund t’i fitonin disa bashki, zgjodhën rrugën e një disfate me qeder për Shqipërinë, që do tu mbetet bashkë me turpin në derë. Nuk garuan nga frika e përballjes me ne.
Do të ketë fushatë. Madje fushatë intensive, si asnjëherë më parë. Në shumicën e bashkive jemi vetëm me një kandidat. Do të shfrytëzojmë të gjitha energjitë tona, ku objekt do të jetë që të realizojmë numrin më të madh të pjesëmarrjes në zgjedhje.
Do të jetë një betejë për të fituar zemrat e shqiptarëve, në luftë me fantazmat e së shkuarës. 30 qershori do të jetë momenti i rënies së një teorie se mund të fitosh edhe pa marrë pjesë.
Janë boll 30 vjet që i njëjti lider, i cili si President dogji Shqipërinë dhe si Kryeministër vrau dhe plagosi protestues”, – tha Rama
Kryeministri tregoi edhe arsyet pse nuk largohet nga detyra, ashtu siç e kërkon opozita.
“Ramën nuk e mundin dot me zgjedhje, prandaj “Rama Ik”. Jo sot, dje do kisha ikur unë, po lejuam që qeveritë në këtë vend të vijnë nga rruga e baltosjes dhe jo nga rruga e demokracisë.
Për mua kjo punë nuk është as qef personal, as përfitim matrial. Pushteti nuk është mundësi për të rrëmbyer, por privilegj për të shërbyer. Nga kjo detyrë iket vetëm kur ta kërkojnë ata që ta kanë dhënë të drejtën, me votën e tyre si qytetarë, apo me votën e tyre në parlament.
Nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur së bashku me ju, një luftë që përballem çdo ditë me probleme. Një luftë se korrupsioni, tarafi dhe marifeti, janë edhe brenda nesh. Një luftë ku marr frymë i lehtësuar se e zgjidhëm hallin e dikujt, por pak më vonë marr vesh se kemi një hall tjetër për të zgjidhur", – theksoi Kryeministri.