AKTUALITET, 18 Maj 2019, 12:22

Rama: Berisha ka më shumë frikë përballjen me drejtësinë se sa vdekjen

Rama: Berisha ka më shumë frikë përballjen me


Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të lëshojë pushtet përballë opozitës. Ai e përsëriti këtë gjë gjatë një takimi me kandidatët e PS-së për 61 bashkitë e vendit. Ai tha se s’mund të largohet që të vijnë të marrosurit për pushtet.

“Nuk e mundim dot me zgjedhje, ndaj Rama ik, o burra të shpëtojmë vatanin, se kemi me vete edhe filxhanin. Të iki Rama që të qetësohen të marrosurit për pushtet, por është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë.

Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale, se buuum ballafaqohem me një problem real. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cënuar e drejta”, tha Rama.

Kryeministri i ndali akuzat e tij më të shumta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se më shumë se sa vdekja, ka frikë nga përballja me drejtësinë.