AKTUALITET, 18 Maj 2019, 10:57

EMRAT/ Po peshkonin me dinamit në Sarandë, plagosen dy persona

EMRAT/ Po peshkonin me dinamit në Sarandë, plagosen dy persona


Ishin duke peshkuar me lëndë plasëse plagosen dy peshkatarë amatorë në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në kanalin e Çukës, në vendin ku disa ditë me parë humbi jetën 55-vjecari nga Çuka, Arben Shaqiri.

Ilirjan Llanaj, 46 vjeç nga Saranda dhe Mantho Gunella, 59 vjeç nga Çuka peshkonin me lëndë plasëse për rrjedhojë u plagosën dhe u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmën mjekësore.

Për shkak të plagëve të marra bluzat e bardha të Sarandës e nisën 46-vjeçarin Ilirjan Llanaj për mjekim të specializuar drejt Tiranës, ndërkohë që 59-vjeçari Mantho Gunella pas mjekimit është larguar nga spitali.