TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Delegacioni nga Kosova i përbërë nga Kadri Veseli, zëvendës kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi janë pritur në takim nga ish-presidenti Rexhep Meidani.
Në fokus të takimit ka qenë tema e ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Ish-Presidenti Meidani u shpreh se në fazën e sotme, një rol parësor duhet të marrë ekipi me mandat nga kuvendi i Kosovës, nën kryesinë e z. Limaj, me përfshirjen e domosdoshme të të gjitha forcave politike të Kosovës.
Mbështetur në një analize të detajuar u theksua qartë se, në kushtet e krijuara, uniteti midis këtyre forcave mbetet një domosdoshmëri kombëtare, një tezë fondamentale në mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë, të vetë procesit politik në tërësi.
“Por mbi të gjitha uniteti është domosdoshmëri në ndërtimin e qëndrimeve të qarta dhe të mençura sa më rezistence ndaj ndërhyrjeve, shpesh të personalizuara, me një objektiv madhor dhe tepër sublim: fuqizimin e mëtejshëm të qeverisjes unitare demokratike, sovranitetit, shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës”, deklaroi Meidani.
TPZ.AL