TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kritikave nga Bashkimi Europian ka ardhur reflektimi nga ana e mazhorancës nëpërmjet deputetit socialist Eduart Shalsi.
Ky i fundit ka deklaruar se janë të gatshëm të përmirësojnë ligjin për Teatrin Kombëtarë. Kjo nënkupton një pranim të kërkesave të opozitës pas shuplakës së BE.
Deklarata e Shalsit:
Ndërkohë që pritet që dekreti i presidentit për Teatrin të kalojë në Kuvend dhe pak pasi BE dha përgjigjen për çështjen e Teatrit, duke theksuar se ligji nuk shkel MSA, por duhet garë e hapur, komisioni përgjegjës është i gatshëm të bëjë ndërhyrje në projektligj, duke hapur garën për subjektet e interesuar.
Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë ligjin, thuhet që shkelet konventa ndërkombëtare e trashëgimisë, me të cilat ne nuk jemi dakord, kurse pika që do ndërhyjmë është që të mos jetë një subjekt, por të kemi thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar për ta zhvilluar si projekt.
Pra ne ti japim të drejtë çdo subjekti që aspiron, ka koncept për ta zhvilluar nga pikëpamja urbanistike atë pjesë, që është edhe TK brenda.
TPZ.AL