AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 11:56

Forca Detare shqiptare shpëton anijen gjermane, rrezikonte mbytjen

Forca Detare shqiptare shpëton anijen gjermane, rrezikonte mbytjen

Një anije gjermane me vela është shpëtuar nga anija e Forcave Detare Shqiptare “Briza”, pasi kishte pësuar defekt në det të hapur duke rrezikuar jetën e pasagjerëve.

Sipas njoftimit të Forcave Detare anija turistike “Foxtrot” kishte pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe kërkoi ndihmë duke njoftuar Forcën Detare shqiptare.

Operacioni i shpëtimit përfundoi me sukses duke nxjerrë në breg anijen gjermane me 4 persona.

Gjatë operacionit në ndihmë të anijes gjermane asistuan edhe mjete detare të policisë kufitare si dhe pilotazhit të Portit të Durrësit.

Forca Detare shqiptare, në mënyrë të vazhdueshme është angazhuar në operacione të ndryshme të dhënies së ndihmës në det personave, por dhe mjeteve lundruese në rrezik.TPZ.AL