TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e 23 vjeçarit fierak Grei Frashëri në Brooklyn të SHBA ka sjellë reagimin e miqve, midis tyre aktorja e “Portokalli” Delinda Zhupa.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” ajo shkruan “O Grei çohu se po të vijnë dajot o Grei. Po ne e kishim bërë plan t’i dilte Eldos viza e të vinim, të të takonim e të shkonim të tre në Hollywood”.
Postimi i plotë
O Grei çohu se po të vijnë dajot o Grei. Po ne e kishim bërë plan t’i dilte Eldos viza e të vinim, të të takonim e të shkonim të tre në Hollyëood.
O Grei kthej përgjigje Eldos o Grei, pse u largove kaq shpejt pa na takuar me mall, po ti ike si një gangster siç doje vet dhe ëndërroje të ishe me ëndrrat e moshës tënde. Ike vërtet ndonëse ishte gjithçka si një film aksion, po ti duhet të ishte në shtëpi, ta tregoje si një ëndërr të keqe atë që kalove dhe jo të ikje.
O Grei, pse mo Grei, o Greiii na dëgjo. Grei jemi aty shpirtërisht.
TPZ.AL