AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 12:43

Shoqatë prostitucioni me emrin “Ferdinand Deda”, arrestohet 45 vjeçari/ EMRI

Shoqatë prostitucioni me emrin “Ferdinand Deda”, arrestohet 45

Gjatë ditës së sotme policia e Tiranës ka arrestuar 45 vjeçarin nga Librazhdi Shpëtim Çerkezi pas denoncimin në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Çerkezi gjente vajza për ti prostituuar në Maqedoni.

Çerkezi drejtonte shoqatën artistike “Ferdinand Deda”, të cilën e përdorte për shfrytëzim prostitucioni. Pas denoncimit në “Fiks Fare”, reagoi edhe djali i artistit të ndier, Elton Deda.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Arrestohet shtetasi Shpëtim Çekrezi, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë u bë arrestimi i shtetasit : - Shpëtim Çekrezi, 45 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, si dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shfrytëzim për prostitucion”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal. Policia e Shtetit falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media si dhe i fton qytetarët që për çdo paligjshmëri që konstatojnë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. TPZ.AL