TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FNSH dhe RENEA mësynë mëngjesin e sotëm Nikël për arrestimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit. Në përfundim të tij u kryen 11 arrestime. Aksioni nisi sapo fshati Nikël u zhyt në errësirë, pasi policia ndërpreu energjinë elektrike rreth orës 05.00 të mëngjesit.
Të armatosur rëndë dhe të shumtë në numër, aksioni i forcave speciale kaloi pa incidente. Për çdo të papritur, FNSH dhe RENEA kishin vendosur qitës me snajper në shtëpitë rreth familjeve Haka dhe Bami, një fakt që dëshmon për rrezikshmërinë e personave të arestuar.
[playlist type="video" ids="149373"]
Të arrestuarit e tjerë janë po ashtu me një të kaluar të pasur në aktivitetin kriminal si vrasje, grabitje, pengmarrje, kërcënime etj. Ata janë Valter Bami, Ylli Cungu dhe Fatmir, Marenglen dhe Bedri Haka, të gjithë persona me precedentë penalë për krime të rënda.
Pak ditë më parë, policia organizoi një aksion të ngjashëm në fshatrat Dobraç dhe Kiras të Shkodrës. Edhe aty u arrestuan emra të njohur të krimit në Shkodër, një person i fisit Bajri, Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Astmer Bilalit, 29-vjeç ish-kampion boksi, Erogen Vaso Brajoviç, 36 vjeç, dhe Emrah Plaku, 22 vjeç.
Por pas aksionit të bujshëm të policisë, rezultoi se në sallën e gjyqit nuk pati asnjë akuzë të rëndë për të arrestuarit, me gjithë vrasjet mafioze që kanë ndodhur në Shkodër. Në gjykatë, aksioni përfundoi në akuzat për armët pa leje që iu gjetën të arrestuarve.
Të njëjtën skemë të aksioneve plot zhurmë në media, policia e ka përdorur edhe në Elbasan dhe në Vlorë pas ngjarjeve të rënda kriminale. Forcat speciale kanë zbarkuar me zhurmë duke kryer kontrolle dhe shoqërime, por në fund ka rezultuar se ngjarjet e rënda kriminale kanë mbetur sërish në mister. Mbetet për t’u parë nëse kjo është shfaqja e radhës, apo përballë të arrestuarve në Nikël, janë të dyshuar për ndonjë nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur muajt e fundit në Tiranë dhe Shkodër.Lapsi.al