AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 10:54

Operacioni në Nikël të Krujës, 10 persona të arrestuar, lidhje me botën e krimit/EMRAT

Operacioni në Nikël të Krujës, 10 persona të arrestuar,

FNSH, RENEA dhe Forcat Speciale zhvilluan në orët e para të mëngjesit operacionin për kapjen e personave të dyshuar si pjesë e botës së krimit në Nikël të Krujës.

Nga aksioni përfunduan në pranga 10 persona, mes tyre i dyshuari si kreu i bandës Flamur Haka. Mes të arrestuarave janë: Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Sipas njoftimit të policisë operacioni nisi në orën 5 të mëngjesit, duke përfshirë një numë të madh efektivësh në operacion, i pranishëm ishte vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

TPZ.AL