TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë në QSUT Demo Progonati, ishte arrestuar me 2.4 tonë kanabis. Mësohet se ka ndërruar jetë në muajin qershor por lajmi është publikuar sot nga policia.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në vdekjen e Progonatit, s’kishte informacion nëse vuante nga ndonjë sëmundje.
Progonati po gjykohej nga gjykata e krimeve të rënda me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai u arrestua në janar të 2017, si organizator i trafikut të 2,4 tonëve kanabis drejt Italisë. Kapja e tij u bë në flagrancë teksa transportonte me kamion lëndën narkotike.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte lëshuar urdhër arresti për Progonatin, ndërkohë u kapën edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, një shqiptar dhe një italian.
Prokuroria ka nisur procedurën për mbylljen e çështjes së gjykimit. TPZ.AL