TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë shpjegimi lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në Teatrin “Migjeni në Shkodër teksa zhvillohej festivali ‘Luleborë’.
OSHEE sqaron se ndërprerja e energjisë u bë për shkak të punimeve dhe nuk kishin marrë njoftim nga ana e organizatoreve për zhvillimin e aktivitetit.
Deklarata e plotë:
Nga ana e organizatoreve nuk ka pasur njoftim për zhvillimin e aktivitetit.
Ndërprerja e energjisë u be për shkak te punimeve për vendosjen e një transformatori tek kabina elektrike, qe ishte me defekt.
E stakuam fiderin për ta vendosur atë, por ky fider furnizon dhe kabinën elektrike te Teatrit. Menjëherë sapo u njoftuam për aktivitetin e vumë fiderin serish në punë. Stakimi ka zgjatur 5 minuta. Nga bashkia kemi marrë njoftim se aktiviteti do zhvillohet sot deri në orën 22:00 dhe nesër do jete përsëri nga ora 18:00 deri në 22:00.
Kemi marre masa për furnizimin me energji dhe gjendjen ne gatishmëri për sot e për nesër. Theksojmë se ne raste aktivitetesh është përgjegjësi e institucionit qe e organizon aktivitetin, që të lajmërojë me parë si dhe të marrë masat e nevojshme në rast avarie ne rrjetin e shpërndarjes. TPZ.AL