AKTUALITET, 8 Prill 2019, 20:41

‘Ndarja nga prindi është gjithmonë e vështirë’, Pirro Çako rrëfen amanetin që i ka lënë babai para se të ndahej nga jeta

‘Ndarja nga prindi është gjithmonë e
Në këtë intervistë të tij, Pirro Çako foli për projektet e tij të ardhshme në muzikë, për bashkëpunimin me Xhensila Myrtezajn dhe për herë të parë ai foli për ndarjen nga jeta të babait të tij dhe amanetin që ai i ka lënë. I emocionuar dhe i përlotur, Pirro tregoi se ndarja me të atin nuk kishte qenë aspak e lehtë, edhe pse mjekët i kishin lajmëruar se nuk kishte kthim pas: “Ndarja nga prindi është gjithmonë e vështirë…”, – tha kantautori me gjysëm zëri, në përpjekje për të kujtuar çastet e fundit të agonisë së babait. “Në fakt, m’i kishte thënë amanetet që kishte për këngët. Madje, edhe këngët që donte të viheshin në homazhe. Në këngën “Udhët e atdheut më thërrasin”, në vargjet “biro, ardhsh i bardhë”, ai e ka thënë “Pirro, ardhsh i mbarë”. Po ta dëgjojmë me vëmendje, ajo është e thënë pastër “Pirro, ardhsh i mbarë” dhe një nga këngët që ai kishte qejf të vihej në homazhe ishte pikërisht kjo këngë dhe “Fjalët e qiririt”. Këto ishin ato këngët që donte të kishte atë ditë…” tregoi Pirro në intervistën e tij.