TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, caktoi më herët Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) si një organizatë terroriste e huaj. Është hera e parë që SHBA-të etiketojnë një ushtri të një vendoi të huaj si “organizatë terroriste”.
Irani me shpejtësi u hakmor duke deklaruar Komandën Qendrore të SHBA si një organizatë terroriste, njoftoi agjencia e lajmeve iraniane. Tensionet e Uashingtonit dhe Teheranit janë shtuar që kur Trump tërhoqi SHBA nga pakti ndërkombëtar bërthamor i Iranit, shkruan BBC.
Etiketimi i Gardës si një organizatë terroriste do të lejojë SHBA të imponojë sanksione të mëtejshme – veçanërisht duke prekur sektorin e biznesit. SHBA ka shigjetuar një numër subjektesh iraniane, duke i etiketuar ato për mbështetje terrorizmi dhe abuzim me të drejtat e njeriut.
Donald Trump tha më herët se Irani është financues shtetëror i terrorizmit. Trump shtoi se masat që merr SHBA-ja ishin presion mbi shtetin iraken për të hequr dorë nga “programet bërthamore”.