TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej më shumë se 3 orësh në qytetin e Vlorës, konkretisht pranë godinës së Gjykatës është konstatuar një sasi e dyshuar si lëndë plasëse me telekomandë, gjë e cila ka alarmuar qytetarët.
Bëhet me dije se sapo kanë mbërritur forcat xheniere nga Tirana, të cilat momentalisht po studiojnë terrenin dhe që më pas të bëjnë të mundur shpërthimin e komanduar të pakos së dyshimtë.
Fillimisht u dyshua se objektiv ishte një zyrë avokatie dhe noteri, por më pas hetimet u shtrinë dhe tek pronari i godinës ku u gjet lënda shpërthyese.
Policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre dhe pronarin e ndërtesës ku operojnë bizneset A.Bajramaj.
Pakoja e zezë e vendosur në sheshpushimin e bizneseve dyshohet të jetë e lidhur me telekomandë, për shpërthim në distancë.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe ka vendosur perimetër sigurie, duke ndaluar dhe qarkullimin e mjeteve rreth zonës.